Jeni në vendin e duhur për të shijuar një ato ëmbëlsirat e rralla, ku kombinohet prakticiteti në përgatitje, kostoja e përballueshme dhe një shije që me siguri nuk do të ngurroni ta ndani me të gjithë. Kek me arra dhe Nescafe është receta që ju prezantojmë sot:

Përbërësit

200 gr gjalpë

200 gr sheqer

3 vezë

1 tas miell

1 pako pluhur pjekës

4 lugë kafeje kafe (Nescafe Azera Espresso)

100 gr arra (të grira)

600 ml pana (për ëmbëlsirë)

100 gr sheqer pluhur

Përgatitja

1Në një enë kombinoni gjalpin, sheqerin dhe vezët. I trazoni mirë ndërkohë që shtoni miellin. Shtoni pluhurin pjekës. Më pas shtoni 2 lugë kafeje Nescafe Azera Espresso dhe arrat.

2Lyeni dy tava me vaj dhe i spërkasni me pak miell. Shtroni me kujdes masën e kekut që përgatitët. I piqni në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë.

3Ndërkohë në një enë shtoni panën. Teksa e trazoni shtoni edhe sheqerin pluhur. Shtoni përsëri dy lugë Nescafe Azera Espresso.

4Nxirrni nga furra kekun dhe e servirni në një pjatë. Vendosni një shtresë nga kremi me pana që përgatitët.

5Përsëriteni dy herë këtë gjë. Në fund i shtoni arrat e grira dhe Nescafe Azera Espresso. Keku më fantastik që keni përgatitur ndonjëherë është gati për tu shijuar!

MUND TË JU PËLQEJNË