Një mënyrë e mirë dhe e shëndetshme për të nisur ditën me energji janë edhe smoothiet.

Mëngjesi juaj do jetë më shëndetshëm dhe plot energji me një smoothie me karrota.

Ky përpunim ka shumë pak përbërës dhe ju merr vetëm disa minuta kohë për ta përgatitur.

Përbërësit
2 karrota

1 nektarinë

2 feta pjepër (ngjyrë portokalli)

1 kivi

3 lugë kos

Përgatitja
Në fillim lajmë karrotat mirë dhe i ziejmë. Nga ana tjetër qerojmë dhe presim në feta të holla pjeprin, kivin dhe nektarinat. Në një blender shtojmë karrotat e prerë kubikë, frutat dhe kosin.

I përziejni mirë derisa të krijohet një masë homogjene dhe smoothie juaj është gati!

MUND TË JU PËLQEJNË