Po ju sjellim recetën e thjeshtë për pure me karota të pjekura të cilën do ta adhuroni.

Përbërësit:

– 700 g karota;

– ½ filxhani qumësht të ngrohtë;

– 3 thelpinj hudhre;

– 2 lugë vaj ulliri;

– 1 lug gjalpë;

– 1 lugë e vogël lëng limoni;

– ¼ e lugës qimjon të bluar;

– ¼ e lugës arra muskati;

– kripë;

– piper.

Përgatitja:

Karotat pastroni, qitni në enë për pjekje, lyeni me vaj ulliri dhe qitni qimjon, arra muskati, kripë dhe piper.

Në enën për pjekje shtoni edhe 3 thelpinj të plotë hudhre.

Piqni në 220 gradë Celsius rreth 25 minuta, përkatësisht derisa karotat të marrin ngjyrë të lehtë të gështenjtë.

Kur karotat të ftohen pak, me ndihmën e mikserit shndërroni në pure.
Shtoni thelpinjtë e qëruar të hudhrës, gjalpin, lëngun e limonit dhe aq qumësht të ngrohur sa të jetë e nevojshme që të përgatitni pure të konsistencës së dëshiruar – përafërsisht gjysmë filxhani.

MUND TË JU PËLQEJNË