Sonte jepet premiera e operës “Skanderbeg” nga Antonio Vivaldi.

Në shënim të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Prishtinë do të shfaqet premiera e operës “Skanderbeg” nga kompozitori Italian Antonio Vivaldi.

Në këtë eveniment po marrin pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita Muçaj Haradinaj e cila në Facebook ka ndarë një fotografi nga kjo ngjarje, shkruan rtv21.

Çifti kanë zgjedhur që të vishën në ngjyra të njëjta bardh e zi dhe janë kombinuar shumë bukur njëri me tjetrin.

Premiera e operës së Vivladit “Skanderbeg” do të interpretohet për herë të parë në nëntë arie nga Shoqata kulturore italiane Feniçe Estence në katedralen “Shën Tereza” në Prishtinë.

MUND TË JU PËLQEJNË