Pastrimi i shpeshtë i trupit mund të bëjë që lëkura juaj të thahet. Dushet e shpejta zvogëlojnë kullimin nga “faktori natyral hidratues”, një kombinim i përbërësve që ndihmon për të mbrojtur shtresën e jashtme të lëkurës.

Uji tepër i nxehtë gjithashtu ka një efekt tharje, kështu që uji i ftohtë ose i vakët është i preferuar.

Ju mund të përdorni sfungjer, në tentim për të ruajtur funksionet e lëkurës, mirëpo gjëja më e mirë është që pastrimin ta bëni me majat e gishtave.


Pastaj, një këshillë tjetër është edhe të qëndroni larg produkteve të shumta për aromë, të cilat mund të shkaktojnë reaksione alergjike. Ju mund të blini kremra ose xhela për dush mirëpo zgjidhni ato që nuk kanë të bëjnë me sapunin, janë pa shkumë dhe pa kimikate.

Pjesët e trupit të cilat janë gjëndra më të mëdha të djersës, si pjesët intime, është mirë që të pastrohen çdo ditë.

Pas larjes, lyejeni lëkurën, mirëpo gjithmonë duke pasur kujdes në përdorimin e forcës për fërkim. /Indeksonline/.

MUND TË JU PËLQEJNË