Një nga ankthet më të mëdha të femrave, mes shumë të tjerave, është edhe depilimi, sidomos kur nuk e bëni mirë.

Një prerje e vogël me brisk apo tërheqja nga ana e gabuar e strishës së dyllit lënë lënë shenjat e tyre mbi lëkurë.

Irritimi, skuqja e lëkurës, qimet e rritura nën lëkurë dhe ndjesia e djegies në zona të caktuara të trupit mund të krijojnë situata paniku tek shumë prej nesh, prandaj duhet të njihni trajtimet e duhura, siç është uthulla e mollës.

Jemi mësuar ta përdorim uthullën e mollës në gatim apo edhe në trajtime të ndryshme bukurie për flokët, fytyrën dhe infeksionet mykotike të thonjve, mirëpo veprimi i saj është 100% efektiv edhe në rastin e ndonjë irritimi gjatë apo pas depilimit.

Uthulla e mollës ka me shumicë përbërës antibakterialë që reduktojnë inflamimin dhe skuqjen e lëkurës.

Kujdes: Nuk duhet aplikuar direkt mbi lëkurë, por e tretur me pak ujë të vakët. Më pas mund ta spruconi në zonat ku keni nevojë ose të mbështillni lëkurën me ndihmën e napave të pambukut.

MUND TË JU PËLQEJNË