Ardhja e fundjavës është një mundësi shumë e mirë për t’u qetësuar nga stresi i ditëve të lodhshme në punë e në shkollë. Por për shumë zonja shtëpie, e shtuna është dita e parë e procesit ‘’fshesa’’ ose siç njihet në gjuhën e tyre, bërja e punëve me themeli.

E sigurisht që dora e parë e pastrimit i duhet dhënë kuzhinës, ambientit ku gatuani çdo ditë me dhjetëra receta të shijshme për veten dhe familjarët..ambientit në të cilin shpeshherë bashkohen era e vajit, tymi i diçkaje të djegur apo aroma e qumështit të derdhur në pianurë. Për këtë arsye Living ju propozon tre truke pastrimi të shpejta me produkte 100% natyrale:

1.Mikrovala: Mikrovala është një pasjisje eletroshtëpiake shtëpiake, e cila ju kursen kohë dhe punë nga ngrohja e përditshme e ushqimeve të mbetura. Por ndërkohë mbledh të gjitha papastëritë e mundshme dhe shenjat e derdhura të ushqimeve. Për ta pastruar mjafton të shtoni në një tas qelqi që duron nxehtësinë, dy lugë gjelle sodë buke, dy lugë gjelle uthull molle dhe ujë. Vendosni tasin brenda në mikrovale dhe vendoseni në punë për pesë minuta. Më pas nuk ju ngelet veçse ta pastroni nga brenda me një sfungjer.

2. Aspiratori: Aspiratori i kuzhinës mbledh të gjitha tymrat dhe papastërtitë që qarkullojnë në ajër. Ju mund ta pastroni shumë mirë nga jashtë, por nëse do ta hapnit nga brenda do të ngelnit pa fjalë nga sasia e smërçit që ngjit. Për këtë arsye pastroni rrjetën e tij duhe sprucuar ujë të ngrohtë me uthull molle i cili duhet të veprojë për pesë minuta. Më pas fërkojeni me një furçë dhëmbësh dhe sodë buke të tretur në pak zbardhues. Do të habiteni me rezultatin.

3.Pianura e sobës: Sipërfaqja e saj e sheshtë dhe thuajse prej qelqi të trashë bëhet shpeshherë si mos më keq sidomos kur ju derdhen ushqimet apo kur e mbulon vaji e papastërtitë e tjera. Të lodhur nga kjo situatë, e po është koha të provoni pastrimin me pastë dhëmbësh. Vendosn pak pastë bi furçën e dhëmbëve dhe fërkoni vendet e djegura. Prisni për 10-15 minuta,pastaj fshijini sipërfaqen me një copë me mikrofibra.

MUND TË JU PËLQEJNË