Arbana Osmani mesa duket qenka njëra prej nesh që beson në parashikimet e horoskopit. Dhe këtë e ka treguar me një postim në Instastory.

Ajo ka shpërndarë një grafik që tregon se për cfarë i shpenzojnë më tepër paratë personat që i përkasin shenjës së demit. Dhe në krye qëndron:

Ushqimi!

Kjo sepse është arsyeja jonë e mbijetesës, por edhe sepse shumëllojshmëria e ushqimeve të shijshme është e madhe.

Arbana ndan shpesh foto të pjatave që konsumon në përditshmëri dhe madje, ka publikuar dhe një libër gatimi “Receta për njerëzit që dua”

Tani që morëm vesh shenjën e horoskopit, mund të kuptojmë për të se është e durueshme, por posesive, i pëlqen romanca dhe kopshtaria, e mbi të gjitha urren ndryshimet e papritura dhe pasiguritë. /Blitz/

MUND TË JU PËLQEJNË