Myrvete Bajrami është bashkëshortja e të parit të Gjilanit, politikanit Lutfi Haziri, i cili ndër vite ka mbajtur disa poste të rëndësishme në skenën politike kosovare, shkruan “Kosovarja”.

Sipas bashkëshortes së tij, Lutfiu është bashkëshort dhe baba shumë i dedikuar.

Çifti janë prindër të katër fëmijëve, tri vajzave dhe një djali. I vogli i familjes gëzon gjithë kujdesin dhe adhurimin e secilit anëtar të familjes, shkruan “Kosovarja”.

Vajzat e poltikanit Lufti Haziri dhe këngëtares Myrvete Bajrami gjatë gjithë kohës përfliten për paraqitjen e jashtme. Ato nuk kursehen as kur është fjala për poza provokuese, për çka komentohen shpesh.

Haziri nuk është fare fanatik, andaj nuk është se u përzihet në këtë pikë. Ndryshe, edhe gruaja e tij ka ndryshuar shumë vitet e fundit dhe është e dukshme që këto ndryshime kanë ndodhur falë ndërhyrjeve estetike, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË