“Gjithkush hallin e vet” jo frazë e rastësishme. Kjo pasi që ndodh që edhe në një familje secili prej anëtarëve te ketë një hall, e dikush një tjetër.

Përderisa i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri bashkë më partinë e tij LDK-në kanë hallin e taksës tash e sa muaj, e bile edhe vite, në anën tjetër vajzat e Lutes as nuk e çajnë kokën për problemet e vendit e punën e babait, shkruan “Kosovarja”.

Luksi i tyre mbizotëron në çdo imazh, nuk janë të rralla as shëtitjet e tyre që bëjnë kudo nëpër botë.

Madje, Kënga vajza e Lutes i ka ikur të ftohtit në Kosovë kështu duke shkuar në Egjipt, nga atje solli imazhin e bukur me fytyrë egjiptiase te Piramidat e njohura të Egjiptit.

Lirshëm mund të themi se po duket si aktoret marokene, madje s’do ishte e çuditshme nëse do i bëhej ndonjë ofertë për ndonjë rol në serialet arabe.

Pse jo, me këtë pamje s’po iu lë gjë mangu femrave egjiptiane./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË