Nëse egziston ndonjë femër që rrezikon shumë me flokët duke provuar stile nga më të ndryshme atëherë është Dafina Zeqiri.

Tek ajo gjithmonë gjenden trendet, ku edhe ka filluar të njihet si vajzë e guximshme, e zonja dhe me shumë shije.

Sa ia shohim flokët e shkurtëra, sa të gjata, sa bionde e sa zeshkane, e besa së fundi kishte vendosur që edhe ato që i kishin mbetur ti prejë.

Pra, aq shumë eksperimenton me to, sa është bërë shembull i shumë vajzave, se si duhet qenë një vajzë guximtare dhe duke i bërë të gjitha këto pa iu trembur qerpiku.

Por, këngëtarja e të gjitha epiteteve: e bukur, sharmante, stilit, ikonës së muzikës shqiptare, po i kanë hije të gjitha ndryshimet që po i bën.

Këtë më së miri e dëshmojnë fotografitë e saj, të cilat ne do ua prezantojmë në vijim. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË