Një shqiptar i cili punon si kamarier në Manhatan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë lajm nëpër mediat e këtij vendi.

Shqiptari, Armando Markaj, ka ruajtur çekun prej afro gjysmë milioni dollarë, të cilin e kishte harruar një konsumatore në tavolinë.

Teksa shqiptari po pastronte tavolinë vërejti çekun e harruar nga gruaja. Menjëherë ai vrapoi drejt derës për të thirrur pronarin e tyre, por gruaja siç raporton DailyNews ishte larguar.

Më pas ai gjeti mënyrën për të kontaktuar gruan, ndërsa i dorëzoi çekun me paratë e harruara.

Gruaja nuk kurseu fjalët e mira për shqiptarin, i cili prej vitesh punon dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa ka fituar admirimin e të gjithëve, sidomos me gjestin e bërë së fundi.

“Detajet e vogla si këto na përcaktojnë si njerëz. Është vetëm një gjest i vogël”, tha mes tjerash Armando Markaj.

 

MUND TË JU PËLQEJNË