Imami nga Maqedonia, Sadullah Bajrami, ka bërë një deklaratë shokuese, duke thënë se vajzat nuk guxojnë të martohen pa pajtimin e prindit.

Imami Bajrami njihet për deklaratat kontroverse të tij, ku edhe njëra nga to është kjo deklaratë, duke potencuar se gratë nuk duhet të zgjedhin me kë të martohen.

Ai njohjen dhe vendosjen për martesë nga vetë vajzat dhe gratë e cilëson si martesë të papranuar dhe imoralitet.

“Çdo niqah (martesë) pa lejen e babës është i pavlefshëm”, thotë në këtë deklaratë ky hoxhë.

Gjithashtu, të palejuar e konsideron edhe grabitjen e vajzave, por jo pse është krim dhe cenon integritetin e vajzës por sepse bëhet pa lejen e babait të saj. Për më tepër ai grabitjen e vajzës e konsideron si grabitjen e veturës.

“Femra nuk guxon të martohet pa pajtimin e prindit. Njëri niher me tha, a bën bre me grabitë sa baba i vet nuk po ma jep, unë i thash, a bën me ia vjedhë kerrin babagjyshit tënd”, tregon hoxha gjatë ligjëratës.

MUND TË JU PËLQEJNË