Sot, është falur namazi i xhumasë në shumë xhami, pavarësisht paralajmërimeve që njerëzit të mos tubohen në një vend, pasi rrezikojnë nga infektimi me korona virus, shkruan “Kosovarja”.

Në xhaminë e madhe në Prishtinë, besimtarët sot e kanë falë xhumanë në oborr, kjo për të shmangur ambientin e mbyllur. Ka pasur edhe persona që e kanë falur këtë vakt me maskë në fytyrë.

E, imami i xhamisë, Fahri Bahriu, ka folur për virusin, panikën dhe i ka porositur besimtarët që të shkojnë në xhami me kollitje e të twshtitura.

Të shtojmë se sot Myftiu Tërnava ka apeluar që qytetarët ti kenë parasysh të gjitha këshillat që i ka dhënë Qeveria. Ndërkohë, është bërë e ditur se së shpejti donte dezinfektohen të gjitha xhamitë, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË