Këtë javë n’Kosovë Show, vje me një emision special. Në këtë emision, kësaj here flitet për betejën e shumëpërfolur atë të Kosharës, e cila ishte realizuar 20 vite më parë.

Shkurte Fejza me vajzën e saj Gresa Behlulin, ushtarakja nga tropoja Feride Hajdinaj e Amina Nuroviq janë të ftuarit e sontëm n’Kosovë Show.

E ftuar në emision ishte Feride Hajdinaj nga Tropoja e Shqipërisë, e cila ka rrëfyer për shumë gjëra gjatë luftës së Kosharës dhe beteja e aksione tjera.

Lokja Feride tregon se si e kishte udhëhequr një aksion kundër një konvoji serb, ku prej 20 serbëve ishin vrarë 14 prej tyre, transmeton Gazeta NewBorn.

Poashtu lokja Feride ka folur edhe për raportet me Agim Ramadanin, Nasim Haradinajn, Anton Qunin, e shumë luftëtarë tjerë.

Shkurte Fejza ka folur për dasmën e Gresës e raportet me Shyhrete Behlulin.

MUND TË JU PËLQEJNË