Shkurta zgjedh ndërmjet dysheve të njohura.

Një ndër zërat më të pëlqyer të muzikës popullore është Shkurte Fejza, e cila për dekada me radhë ka argëtuar publikun anë e mbanë trojeve shqiptare.

Shkurta ende vazhdon të publikojë projekte, të cilat po pëlqehen në masë të madhe nga të gjithë njerëzit që e pëlqejnë muzikën popullore.

Bilbili i muzikës popullore njihet edhe për raportet e mira me këngëtarët e estradës shqiptare. Së fundmi, këngëtarja ishte pjesë e një sfide në emisionin “Mirage” ku i është dashur të bënte zgjedhje ndërmjet këngëtarëve të njohur.

E pyetur se kë zgjedh ndërmjet Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit, Shkurta u shpreh që të dyja janë artiste të mira dhe se nuk mund të bëj dallime, por këtë herë zgjodhi Elvanën, pasiqë tha se ka kënduar këngën “Mora fjalë”.

Ndërsa, ndërmjet Vëllezërve Mziu dhe Motrave Mustafa, këngëtarja e mirënjohur zgjodhi motrat nga Mushtishti për të cilat tha se janë dueti më i mirë në të gjithë shqiptarinë.

Kohëve të fundit është komentuar shumë prishja e raportit mes bilbilave të Mushtishtit, gjegjësisht mes Motrave Mustafa dhe Shyhrete Behlulit.

E mollë sherri ishte bërë një këngë për nënën, për të cilën Motrat Mustafa në një emision kishin deklaruar se Shyhretja e kishte huazuar idenë e këngës, e kjo e fundit ka thënë se ato kanë shpifur. Pas deklaratave të Shyhretes, ka reaguar Sahidja e motrave Mustafa, e cila në një postim në Instagram është shprehur se Shyhrete Behluli ka zgjedhur gjithçka në favor të vetin dhe se faji mbetet jetim.

Në këtë shkrim, Sahidja ka folur edhe për raportin e Shyhretes me Shkurten, duke deklaruar se tani po e kupton Shkurten se pse ka zgjedhur heshtjen.

Shyhrete Behluli projektin për nënën e ka publikuar më 8 mars, ndërsa Motrat Mustafa më 12 prill./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË