Protesta e “Vetëvendosjes” kundër kryeprokurorit Lumezi, është gjest i pamatur, sepse në Kosovë çdo gjë fillon nga politika, partitë dhe qeveria, shkruan “Kosovarja”.

Në një shtet të kapur siç është Kosova, e që tashmë e di gjithë bota, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, edhe po të largohet nga detyra, edhe po të jep dorëheqje, shtetin nuk e shpëton.

Kryeprokurori nuk i ka detyruar të vjedhin njerëzit, as politikanët, e as partitë të punojnë për klientelizëm.

Dhe, faktikisht, në shtetin e kapur, nuk është e mundur që vetëm kryeprokurori ta qet në binarë shtetin.

Në Republikën e Kosovës gjërat qëndrojnë shumë më keq sesa të protestohet kundër një kryeprokurori kushdo qoftë ai, sepse edhe po të ishte në vend të Lumezit një tjetër, gjërat nuk do të ishin më mirë se që janë tash.

Sepse, sistemi i drejtësisë në Kosovë është tërësisht në duart e politikës. E, politika i zgjedhë dhe i emëron njerëzit në krye të drejtësisë!

Politika i ka emëruar dhe i emëron bordet e institucioneve ku është paraja!

E, aty ku nuk është paraja, si tash në Postë-Telekomin e Kosovës, për shembull, më nuk ka rëndësi bordi!

Të gjitha emërimet në pozita të larta shtetërore në Kosovë i kryen politika dhe ata njerëz dihen, e Lumezi nuk ka kaçik t’i qojë në burg.

Andaj, duhet të protestohet kundër “peshqve të mëdhenj”, e ata dihet se kush janë… Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË