Njësiti për shkatërrimin e mjeteve shpërthyese i KFOR-it dhe Policia e Kosovës janë trajnuar së bashku në Sankoc të Drenasit. Në një video të postuar në faqen e KFOR-it shihen makinat duke u hedhur në ajër si pasojë e vendosjes së eksplozivëve.

Aty shihen forcat e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës duke e organizuar së bashku aksionin.

Trajnimi është mbajtur në vendin ku Policia e Kosovës trajnohet për përdorimin e armëve të zjarrit./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË