Një pjësëtar i Policisë së Kosovës është prekur me koronavirus. I njëjti është duke marr trjatim mjekësor.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

“Po, është e vërtetë se një pjesëtar i Policisë së Kosovës është prekur nga koronavirusi”, thuhet në përgjigjen e shkurtër të Policisë së Kosovës për Express.

Kanë thënë se i njëjti polic ka edhe probleme tjera shëndetësore. Zyrtari policor është nga Malisheva.

Deri tash në Kosovë janë prekur 88 persona me COVID-19. Prej tyre një është shëruar plotësisht kurse një tjetër ka vdekur.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës. E ka shpallur edhe “Gjendjen e emergjencës së shëndetit Publik”, ku shtetit i lejohet të përdor secilin resurs publik e privat për ta mposhtur virusin.

Koronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të Europës përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi.

Koronavirusi nisi në Wuhan të Kinës ku fillimisht virusi ishte përcjell nga shtazës e më vonë kaloi edhe te njeriu. Ende s’është gjetur vaksina me të cilën do të parandalohej shpërndarja e virusit. Për t’u mbrojtur nga ky virus kërkohet të mos kini kontakte me njerëz, të mos qëndroni në ambiente të mbyllura dhe t’i kushtoni kujdes higjienës, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve.

MUND TË JU PËLQEJNË