Nuk ka pikën e dyshimit që Kida është një nga këngëtaret më të preferuara të momentit. E talentuar, e këndshme, energjike dhe mjaft kreative. Kështu, ajo ka arritur të zë një vend meritor në skenën muzikore shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja ka rreth vetës një numër të madh fansash, një pjesë prej të cilëve dinë të bëjnë edhe çmenduri për të, për të cilat Kida ka folur edhe vetë.

“Fansat i kam shumë të zjarrtë dhe shumë të dashur. Çdo veprim që e bëjnë për mua e vlerësoj pafundësisht, bëjnë shumë gjëra interesante dhe të veçanta”, ka thënë këngëtarja, duke veçuar një rast.

“Do të veçoja një gjest shumë të bukur që ka bërë një fanse e imja nga Mitrovica, e cila kishte ditëlindjen dhe në tortën e saj kishte vënë foton time. Unë isha në studio dhe ajo erdhi surprizë bashkë me tortën, ndërkohë që më bëri dhuratë edhe një byzylyk. Ka qenë një surprizë shumë e bukur për mua, ndërkohë që ditëlindja ishte e saj”, thotë Kida, transmeton “Kosovarja”.

Këngëtarja aktualisht është në top lista me këngën “Tela” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.

MUND TË JU PËLQEJNË