Është një nga zërat më të fuqishëm të skenës muzikore shqiptare.

Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Aurela Gaçe e cila ‘trondit’ skenën sa herë që këndon, shkruan lajmi net.

Vokali i saj i fuqishëm ka bërë që t’ia rrëmbej zemrën një publiku të tërë, me ç’rast gëzon edhe një numër të madh të fansave.

Gaçe shpesh në rrjete sociale sjell pamje të ndryshimeve që këngëtarja ka bërë ndër vite e cila mahnit me pamjen.

Në imazhin e fundit ajo rikthehet në kohë, në vitin 1994. “Dikush më paska puthur në faqe. Koncerti i Pranveres, çmimi i parë në këngën e babit”, ka shkruar ajo.

Përkundër viteve, Aurela vazhdon të jetë aktive në skenë me projekte dhe koncerte të ndryshme.

MUND TË JU PËLQEJNË