Seldi Qalliu ka një befasi për fansat e tij.
Seldi Qalliu përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram, ka paralajmëruar diçka të re, shkruan lajmi.net.
Këngëtari ka bërë të ditur që së shpejti publikon këngën e tij më të re me titull “S’ka dashni”.
Ani pse nuk zbuloi shumë detaje nga ky projekt, ai zbuloi që pjesë e këtij projekti është edhe vajza e Sabianit, Keisi Medini.
Kujtojmë që Seldi aktualisht është i angazhuar në “Dance with me Albania”.