Prej pak kohësh qarkullojnë fjalë për një marrdhënie më shumë se shoqërore mes Seldi Qalliut dhe Keisi Mejdinit, të cilën mund ta njihni nga ky videoklip përkrah babait e saj:

E tani që lajmi për një projekt të përbashkët muzikor mes tyre është konfirmuar, Seldi po na jep indicie që edhe pretendimi për një histori mes tyre mund të jetë i vërtetë. Të paktën kështu mendojmë pasi ai ka postuar në story-n e tij të Instagramit këtë video të Keisit duke u bërë nuse, me mbishkrim “Vajza ime e bukur”.

Nga ana tjetër, burime për Blitz.al thonë që Seldi dhe Keisi janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri tjetrit, këto ditë, edhe jashtë studios muzikore. Por ndërkohë që presim të mësojmë nëse ky është fillimi i një historie dashurie apo jo, kemi dhe një pyetje tjetër që na mundon. Është e menduar që Seldi vendosi ta nxjerrë këtë video, pikërisht pas fotove që qarkulluan online të Mimoza Shkodrës veshur nuse në “dasmën” e saj dhe Adrian Gaxhës, apo thjesht një rastësi? Rastësi me siguri…

MUND TË JU PËLQEJNË