Mbrëmë ishte dhe finalja e spektkalit të vallëzimit “Dance With Me”, shkruan GazetaBlic.

Mbrëmje kjo e cila pjesë të jurisë kishte bërë edhe tre fëmijë, pjesë e emisionit “Piter Pan”, ku secili prej tyre kishte marrë rolin e njërit prej anëtarëve të jurisë.Seldi dhe Rasheli ishin në mesin e çifteve që hapën spekaklin me vallëzimet e tyre, e padyshim që përveç komenteve nga juria profesionale, ishin dhe fëmijët që bënin komente.

E “Valbona Selimllari” e ‘vogël’, ishte ajo e cila e zuri ngushtë paksa partneren e Seldi Qalliut, Rashel Kolanecin.Ajo në fakt preferoi këtë çift, por kishte një kritikë për Rashelin.

“Më pëlqen grupi i Rashelit, më pëlqejnë të gjitha lëvizjet që bënte, por vetëm ule një çik”, u shpreh vogëlushja për fustanin tejet të hapur tek pjesa e të pasmeve të Rashelit.

MUND TË JU PËLQEJNË