Zakonisht dashuritë mes të famshëmve nuk është e përhershme. Por janë disa çifte të famshmish që arrijnë t’i bëjnë marrëdhëniet e tyre të funksionojnë për më shumë kohë.

Nga ta kemi zbuluar truket e çifteve me lidhje bashkëshortore më të gjatë, pavarësisht çfarë ndodh në jetën e tyre, e gjejnë veten bashkë, transmeton rtv21.tv. Gwyneth Paltrow ka një martesë part-time

Që martesa e saj me bashkëshortin, Brad Falchuk të funksionojë, ata jetojnë së bashku katër ditë në javë. Tre të tjerat i kalojnë si single sigurisht pa tradhtuar njëri-tjetrin.

Si duket kjo funksionon mirë, duke e mbajtur gjallë dashurinë. Katy Parry lan dhëmbët 6 herë në ditë

Katy Parry ka deklaruar për Daily Star se i lan dhëmbët të paktën 6 herë në ditë, për faktin se dëshiron të jetë gjithmonë gati për provën e puthjes.

Ajo kujdeset të ketë gjithmonë një frymëmarrje të freskët duke qenë se aroma e keqe e gojës bëhet shkak për përfundimin e shumë lidhjeve. Mbretëresha Elizabeth II dhe princi Filip flenë në shtrate të ndarë

Një histori pak sa më interesante është ajo . Mbretëreshës së Anglisë. Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë dhoma gjumi të ndara. Ky motiv, sipas biografisë së mbretëreshës shkruar nga Lady Pamela Hicks, është historik:

Në Angli, klasat superiore kanë pasur gjithmonë dhoma gjumi të ndara, si pjesë e bontonit të fisnikërisë dhe për t’i lejuar të pushojnë më mirë, pa tërheqje kuvertash, gërhitje, etj. Dhe kur duan të flenë bashkë, zgjidhet një nga dhomat. Por më vonë kthehet secili në dhomat e veta në të cilat pushojnë më mirë. Donald dhe Melania Trump nuk flenë dhe nuk hanë bashkë

Nëse familjet mbretërore angleze nuk flenë bashkë, ato ‘mbretërore’ amerikane, edhe në tavolinë janë të ndarë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëshortja e tij, as nuk hanë e as nuk flenë bashkë.

Zakonisht kalojnë shumë pak kohë bashkë, mes takimeve të ndryshme institucionale dhe duket se ky regjim hapësirsh të ndara prej kohësh po funksionon meqë martesat zgjasin shumë. Barack dhe Michelle Obama gjithmonë bashkë

Ish-rezidentët e Shtëpisë së Bardhë e kanë jetuar historinë e tyre komplet në kundërshtim me atë të Trump-ëve. Barack dhe Michelle Obama kanë qenë gjithnjë bashkë. Si president dhe zonjë e parë ashtu edhe më pas, ata nuk janë shkëputur për asnjë çast nga njëri-tjetri.

Që nga ushtrimet fizike të mëngjesit në kopshtet e Shtëpisë së Bardhë deri tek pushimet nëpër botë pasi u larguan nga presidenca, ky çift ka sekret të dashurisë, pikërisht dashurinë.

 

MUND TË JU PËLQEJNË