Tash e sa kohë është duke u përfolur çifti i njohur Anwar Hadid me këngëtaren shqiptare me fame botërore, Dua Lipa.

Anwar është vëllau i motrave të njohura modele, Bella dhe Gigi Hadid, e ai poashtu gëzon një simpati të madhe nga fansat nëpër botë për shkak të stilit të veçantë që ka.

Por stili I tij shumë herë gjykohet dhe përqeshet sidomos nga publiku shqiptarë, që vazhdimisht e ka target sulmi Anwar-in sa i përket kritikave rreth stilit të tij.

Njejtë ka ndodhur edhe së fundmi kur ai ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shihet me thonjë të lyer, pjesë kjo e stilit të tij, por që është komentuar mjaft nga publiku.

MUND TË JU PËLQEJNË