Safetja e Sahidja apo siç njihen me nofkën “Motrat Mustafa” janë këngëtaret e dalluara për muzikën e mirfilltë që e kanë sjellur ndër vite.

Zëri i tyre u dëgjua anë e kënd botës shqiptare duke krijuar fole në zemrat e njerëzve, shkruan “Kosovarja”.

Kur flasim për Safetën kujtojmë sprovat dhe vështirësitë që ia ka servuar jeta, e prej të cilave ajo ka marrë forcë e vullnet, duke treguar se është një grua e fortë.

Humbja e bashkëshortit në moshë të re ishte një plagë e rëndë për të, megjithatë jeta i servoi gjëra të bukura dhe tash është martuar sërish, e nga kjo martesë gëzon një jetë të lumtur me bashkëshortin dhe vajzat.

Elsa dhe Donika janë vajzat bukuroshe të Safetës, të cilat publiku i njeh mirë.

E së fundi ato shfaqen bukur në një video me të ëmën. E rregulluar bukur mes vajzave Safetja shkëlqen si çdoherë tjetër./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË