Këngëtarja e njohur dhe shumë e suksesshme Vjollca Haxhiu përherë është dalluar për pozitivitetin dhe ëmbëlësinë e saj.

Publiku e admiron jashtëzakonisht shumë, ndërkohë që këngët e saj pëlqehen nga të gjitha moshat, shkruan “Kosovarja”.

Vjollca iu përkushtua karrierës por edhe si familjare është mjaftë e përkushtuar.

Ajo shpesh i ka prezantuar para publikut mbesat e saj bukuroshe të cilat shihen se e duan hallën shumë.

Kurse së fundi këngëtarja na ka prezentuar edhe më një bukuroshe tjetër, mbesën e saj e cila është më e vogël Janinën. “Gjithmon e embel Janina e Halles😍❤️😘#mylife, ka shkruar Vjollca krahas imazhit duke e përqafur mbesën.

Kujtojmë se këngëtarja është prezentuar në disa edicione festive për nderë të Vitit të Ri, nga ku ka marrë vëmendje me pamjen e saj./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË