Ndonëse prej kohësh flitej se ajo do të ishte fituesja dhe në sondazhin online, Elvana mori 63% të votave, në fund këngëtarja shumë e dashur për publikun u shpall fituese e vendit të dytë në “Festivalin e RTSH-së”.

Kjo ka ngjallur pakënaqësi tek fansat e Elvanës të cilët kanë shpërthyer të indinjuar me statuse në rrjete sociale.

Madje fansat nëpërmjet fanpage-eve po organizojnë një protestë para RTSH-së.

Ata kanë nisur edhe një peticion për të ndryshuar fituesin që në Eurovision të shkojë Elvana. Deri tani kanë nënshkruar më shumë se 500 fansa.

MUND TË JU PËLQEJNË