Trupi i njeriut përbëhet me më shumë se 2/3 me ujë.

Andaj ne kërkojmë ujë që të hidratojmë trupin pasi që është e nevojshme të largohen toksinat që organizmi të funskionojë.

Por duhet ditur se për të pirë ujë është një sfidë, sidomos kur bënë ngrohtë, përcjellë Klan Kosova.

Nëse njeriu konsumon një sasi të vogël uji mund të vuaj nga disa probleme potencialisht serioze shëndetësore, megjithatë s’bënë të tejkalohen kufijtë ngase edhe pirja e tepërt e ujit mbart rreziqe shëndetësore.

Ndërsa në rrethana normale sasia e ujit në trup është e kontrolluar nga etje ngase sa të pish ujë, do të prodhohet urinë, ju shkoni në tualet- e cikli i ujit fillon përsëri.

Nga një raport i autoriteteve Europiane të Sigurisë Ushqimore, thuhet se burrat duhet të pijnë minimalisht 2 litra ujë në ditë, ndërsa 1.6 litra ujë duhet konsumuar gratë, shkruan The independent.

Kjo i bie të konsumohen së paku ndërmjet tetë dhe dhjetë gota ujë në ditë.

MUND TË JU PËLQEJNË