Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, në Pejë ka njoftuar sipas të gjitha vërtetimeve shkencore të gjertanishme, rezulton se uji nuk del të jetë bartës i koronavirusit, i njohur me emërtimin COVID 19.

KRU ‘Hidrodrini’ thotë se po vazhdon ta aplikojë në vazhdimësi, e edhe në kuadër forcimit të masave të sigurisë, klorifikimin e përditshëm të ujit në fabrikat tona trajtuese.

Ata kanë udhëzuar qytetarët që ujin ta përdorin sipas udhëzimit të IKSHPK-së.

Njoftimi i plotë i KRU “Hidrodrini”:

Meqë uji mbetet baza themelore e higjienës personale dhe të përgjithshme, KRU ‘Hidrodrini’ njofton se nk aplikon asnjë reduktim dhe se ndërprerje të shkurtëra mund të pasojnë vetëm në rast të prishjeve në lokalitete të caktuara të zonave tona të mbulueshmërisë.

Sa i përket përdorimit të ujit, si masë prevenuese, higjienike dhe shëndetësore ndaj COVID 19, KRU ‘Hidrodrini’ rekomandon popullatën që shfrytëzimin e tij ta bënë në bazë të udhëzuesit të IKSHPK-së.

-Pastrimi i duarve minimum për 20 sekonda, -Pastrimi i gojës, hundës dhe fytyrës, – të aplikohet me ujë të ngrohtë! Përndryshe, çdo gjë tjetër vazhdon në suaza normale.

Me këtë rast, KRU ‘Hidrodrini’ falënderon punonjësit e vet, që nga menaxherët e Njësive Operative të komunave të cilat i mbulon, për gatishmërinë, përgjigjen ndaj masave të kompanisë, të nxjerra nga dje, në shërbim të prevenimit nga pandemia e shpallur e COVID 19.

MUND TË JU PËLQEJNË