Thatësira e madhe e cila e kapluar vendin, ka bërë që niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe atë të Badocit të bie për disa metra. Shkak për këtë rënie nga Ujësjellësi i Prishtinës po vlerësohet mungesa e reshjeve të shiut dhe të borës.

Kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Ilir Abdullahu në një intervistë për KosovaPress, thotë se liqeni i Batllavës dhe ai i Badocit, kanë shënuar rënie të niveli të ujit për 10 metra nga niveli maksimal.

Abdullahu tha se rënia e nivelit të ujit në të dy liqenet është si pasojë e mosreshjeve gjatë vitit 2019, dhe janarit të këtij viti, por sipas tij, me ndonjë ndryshim klimatik i cili do të sillte edhe reshje, pritet të stabilizohen liqenet dhe të ketë rritje të nivelit të ujit nga niveli aktual.

Sipas tij, gjendja aktuale në liqene nuk është alarmante por që nuk përjashton mundësinë që më vonë të ketë përshkallëzim të situatës me furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas Abdullahut, do të ketë reduktime vetëm gjatë kohë së mesnatës, atëherë kur kërkesa për ujë është më e vogël.

Ndërsa sa i përket vendimit të marrë për shkyçje për të gjithë konsumatorë të cilët kanë borxh mbi 100 euro Ujësjellësit, Abdullahu tha se ndaj atyre do të ndërmarrin hapa. Për më tepër ai shton se problemi me të cilin ballafaqohen që nga viti 2000, e këndej është edhe keqpërdorimi me ujë të pijshëm.

Abdullahu apelon për mobilizim të të gjithë qytetarëve për ruajtjen e ujit në çdo kohë, si mënyrë e vetëme që të kemi qëndrueshmëri, kohëzgjatje të ujit dhe ndërprerje të reduktimeve të ujit të pijes.

MUND TË JU PËLQEJNË