Për shumë gjatë, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj ishin dy prej personazheve më të komentuar të momentit… fillimisht, për thashethemet mbi marrëdhënien e tyre, e më pas për lidhjen që e shpallën hapur! (Falë Zotit!)

Mesa duket, bërja publike e lidhjes së tyre është gjëja më e mirë që të dy kanë bërë!

Kjo sepse tashmë kemi mundësinë të shohim një anë të tyre që nuk e kishim kuptuar më parë.

E dini atë shprehjen e famshme: “Gjej një partner që është fansi/dashamirësi yt më i madh!”? Pikërisht këtë gjë paska bërë Eni me Gencin (dhe e anasjellta).

Më poshtë do t’ju tregojmë 6 rregulla të thjeshta se si të mbani një marrëdhënie të shëndetshme (sidomos djemtë) sipas dy artistëve që ne i kemi zgjedhur sot si guru dashurie, Enit dhe Gencit.

-Bashkë në shtëpi dhe në punë!

Përveç faktit që dyshja kanë 3 bashkëpunime sëbashku, nëse vini re në përshkrimet e këngëve në Youtube, në shumicën e këngëve të Enit, Genci është tekstshkrues apo producent. Nga ana tjetër, të gjitha produksionet e Enit mbajnë firmën e Blackfish Entertainment, kompani që mban firmën e reperit të njohur.

Pra, mesa duket, Genci ditka të nxjerrë më të mirën e partneres së tij të zemrës. Të tjerët le të mbajnë rradhën te dera…

-Bashkë edhe në shkollë…

Kur vjen puna te universiteti apo sezoni i provimet të gjithë ngremë duart lart sepse nuk kemi aspak ndërmend të “përlyejmë” duart me librat e partnerit/es, pavarësisht dëshirës së mirë për të ndihmuar.

Ama, Genc Prelvukaj nuk e ka aspak të lexojë dhjetra faqe librash në anglisht për të ndihmuar Enin. Këtë na e tregoi këngëtarja pak ditë më parë, ku edhe pse me pushime, Genci është ulur dhe po lexon me endje librin. Epo, i fortë shumë qenka me thënë të drejtën…

-Rregulli nr. 1: Komento në çdo foto!
Një rregull që ndoshta nuk shkruhet gjëkundi, por duhet zbatuar me përpikmëri është komentimi në çdo foto që e dashura poston. Nuk ka rëndësi se si duket ajo në foto, të pëlqen ty apo jo, komento një zemër minimumi!

Dhe Genci e zbaton me përpikëmri këtë rregull pasi 2 në 3 foto reperi është në seksionin e komenteve duke suportuar Enin.

Edhe kjo e fundit nuk mbetet pas… pasi borxhi duhet kthyer!


-Mund edhe ta ngacmosh ndonjëherë…
Të gjithë biem dakord në një pikë… një marrëdhënie e mirë ka edhe ato momentet e veta ku partnerët ngacmohen me njëri tjetrin për t’i dhënë marrëdhënies së tyre pak më shumë dinamikë.

Për fat të keq, Genci ka zgjedhur që këtë moment ta bëjë teksa janë me pushime (një Zot e di se ku) dhe për vajin e trupit.

Këngëtarja ka postuar një video teksa tregon këmbët e lyera me vaj për nxirje dhe dëgjohet Genci teksa mundohet ta vërë në lojë për këtë.

Eni, na beso, Gencit i ka pëlqyer shumë ajo pamje, pavarësisht “talljes”![

-Mbaje mirë me motrën e saj!
Nëse ka një gjë për të cilën Genci do të komplimentohet gjithmonë, është marrëdhënia e tij me motrën e Enit, Gretën.

Reperi realizoi me Gretën bashkëpunimin “Nuk ka dashni”, ndërkohë në Instagramin e tij mund të gjejmë mjaft këngë të Gretës të postuara në formë mbështetjeje.


-Shprehe dashurinë kurdo dhe kudo!
Një postim në maj të këtij viti na surprizoi të gjithë… deri diku edhe na preku.

Bëhet fjalë për dedikimin që Genci i bëri partneres së tij, Enit, ku fillimisht e quante “Hana”.

“Mirësia që rrjedh përbrenda saj është më e madhe se oqeanet ndërsa buzëqeshja jep dritë në çdo pjesë të jetës ku është vërtetë errët.
Më vjen inat sepse fjalët janë aq të varfuna të përshkruaj siç duhet.
Një jetë është pak me ty!”, – shkruante ndër të tjera Genci.
Pyetja që na mundon pas gjithë kësaj është: “Dasmën kur do ta bëjnë Eni dhe Genci?”./Indeksonline/.

MUND TË JU PËLQEJNË