Yllka Osmani është një nga të mbijetuarat e tërmetit të së martës në mëngjes. Ajo ndodhej në katin e shtatë të një pallati, në banesën e saj, e shtrirë në dhomën e gjumit bashkë me të shoqin, në momentin që shtëpia iu shemb dhe e pa vetën nga kati i parë në të shtatin, sa hap e mbyll sytë.

Për “Historia ime”, Yllka tregon se kishte ndier tërmetin e parë dhe të dytë, por i treti kishte enë shumë i fortë dhe i shpejtë, sa që nuk u kishte dhënë mundësi të dilnin jashtë dhe të shpëtonin. Gruaja tregon se në katin e aprë të të njëjtit pallat, jetonte edhe i biri, i cili sic duket, kishte arritur të dilte me kohë.

Në rrëfimin e saj Yllka bën me dije se ka parë vdekjen me sy dhe se është munduar të mbulojë kokën me jastëk për t’i shpëtuar tmerrit. Ajo dhe burri i saj kanë rënë me gjithë krevat e dyshek nga kati i shtatë në të parin.

Fatmirësisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i shoqi ndodhet në gjendje më të rëndë se ajo.

MUND TË JU PËLQEJNË