Të shtunën një person kishte rrahur nënën e tij dhe më pas e kishte mbyllur në banesë. Për një ditë të tërë, një person kishte mbajtur të mbyllur në banesë nënën e tij pasi që e kishte sulmuar fizikisht.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e së shtunës në Fushë Kosovë, ndërkaq, Policia e Kosovës ka arritur që gjatë ditës së djeshme ta arrestojë të dyshuarin.

Siç bëhet e ditur, pas sulmit fizik që i kishte shkaktuar i biri, viktima ka pranuar tretman mjekësor.I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË