Raportohet se një rast i dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Gjakovës.
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:00.
Gruaja ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.