Datë e shënuar për Rozanën.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rozana Radi sot feston një datë të shënuar.

Artistja e njohur dhe mjaft e dashur nga publiku sot ka ditëlindjen dhe i bëri 40 vjet, shkruan rtv21.tv Në datën e lindjes së saj, këngëtarja e shumë hiteve natyrisht që do të marrë urime të shumta nga familjarë, miq, kolegë e fansa të shumtë.

Rozana Radi është lindur më 06 korrik të vitit 1979. Ajo është aktore dhe këngëtare e njohur shqiptare, e cila ka shumë vite që është pjesë e skenës muzikore. Disa nga hitet e saj janë: “Ma thuaj ti”, “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona”, “Valsi i tradhtisë”, në bashkëpunim me Ramadan Krasniqin etj./21Media/.

MUND TË JU PËLQEJNË