Rozana Radi, përpos këngëtare dhe moderatore e një emisioni investigativ njihet edhe për tekstet e saj të bukura, sikurse edhe për natyrën e sinqertë.

Këtë herë Rozi e ka shprehur shqetësimin në Instagram teksa ka reaguar ndaj këngëtarëve shqiptarë të cilët në jetën e përditshme flasin gjuhën letrare shqipe ndërsa në këngë përdorin gegnishten.

Sipas këngëtares kjo e bën këngën të mos duket aspak natyrale dhe e prish bukurinë dhe kuptimin e saj.Reagimin e plotë i Rozana Radit:

Nuk e kuptoj këtë mani të teksteve që po dëgjoj. Një këngëtar/e e lindur në Shqipëri këndon duke e shqiptuar pa sukses aksentin e bukur të gegnishtes.

Kur ka folur gjithë jetën gjuhën letrare pse këndoni në gegnisht? Nuk e kuotoni që nuk artikuloni atë që këndoni.

Bëjeni këngën me titra poshtë se vërtetë nuk kuptoheni. Si mund t’ja bëni një gjë të tillë këngës tuaj(supozohet që aty të jetë gjithë bota juaj) ndërkohë ju jeni dikush tjetër.

Po ja u them dhe unë në dialekt: Uh, sa pa lidhje!”Si ta shkaterrojme kengen tone ! Dy fjale per autorin dhe interpretuesin e kenges.

Nje kengetar/è qe se di se cfar kendon ne kenge eshte nje kengetarè/e pa identitet. Nje tekstshkrues qe ja ben tekstin “sallate “ eshte nje diletant/e qe i interesojne veten ato pak para qe ka marre.Me pak fjale te dy “ja keni fut vetes “

Dhe ate jo ne Gegnishte te paster po zhargon….. Ndiqni keshillat me lart 👆

Ps: Behet fjale per nje balade te sqarohemi.”

MUND TË JU PËLQEJNË