Këngëtarja e tekstshkruesja shqiptare Rozana Radi është ndër femrat më të suksesshme dhe njihet si një nga emrat më të mëdhenjë në skenën e muzikës.

Që prej paraqitjes së parë, tash e dy dekada, Rozana ka arritur ti sjellë skenës muzikore shqiptare hite të mëdha, shkruan Kosovarja.

Rozana njihet edhe si femer që i pëlqen të bëj humor dhe veçohet edhe për afërsinë që e ka me fansat e saj të cilët janë të shumtë.

Rozana kujdeset që për çdo paraqitje të jetë aktive në publikime në rrjete sociale, që ndan momente të lumtura dhe të hidhura të jetës.

Së fundmi bukuroshja ka ndarë një postim në Instagram, që bëri një shkrim prekës që e kujtoj babin e ndjerë.

“Mos e lini këtë dorë të shkojë. Nuk do të ketë asnjë dorë tjetër në jetë si ajo e babait. Nuk ka, jo nuk ka”, shkruhet në foton e postuar nga Rozana. “Sa vite u bënë sot që s’je më? Po më duken më shumë se shumë! Më mungon baba, jeta ime”./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË