Edhe Fifi kohët e fundit është duke na befasuar sa me këngë e sa me ndryshime.

Këngëtarja me prejardhje nga Ferizaji po gjen mënyrat adekuate si të bëjë zemra fansash për vete, natyrisht këtë po e bën duke iu falënderuar së pari muzikës që sjellë e më pas edhe sinqeritetit të saj që vlerësohet tej mase, shkruan “Kosovarja”.

Rrugët për të arritur deri këtu ku është nuk ishin të lehta për Fifin, këtë e ka treguar me dhjetëra herë në intervistat e saja, por ja që ajo nuk u dorëzua asnjeherë.

Çdo herë me paraqitjet e saja ka arritur të siguroj vëmendje të jashtëzakonshme, edhe së fundmi herë ia doli prapë ta bëj.

E veshur në të zeza, madje e maskuar saqë as fytyra nuk po i vërehet, po duket si një ‘panterë e zezë’, por pse zgjodhi të duket pikërisht kështu, a ndoshta thjesht për të vazhduar unikitetin e saj./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË