Roberti tregon se a do të martohej prapë Kohëve të fundit një nga lajmet që pushtoi mediat rozë ishte ai për ndarjen e çiftit të mirënjohur të estradës, Robert Berishës dhe Nora Istrefit.

Lajmin për ndarjen e tyre e bëri të ditur Roberti përmes një postimi në Instagram. Por Nora deri më tani nuk dha ndonjë koment në lidhje me këtë.

Nga ana tjetër Roberti foli për herë të parë për ndarjen e tyre në një intervistë për Mirage. Ai tha se sa i përket spekulimeve që ishin dhënë më herët për ndarjen e tyre nga mediat, ai kishte thënë se ai do të tregonte vetë ashtu siç edhe ndodhi.

“Në një intervistë ku me dite si më ka ardh puna dhe kam thënë se vetëm vdekja mund të më ndajë nga Nora. Edhe është e vërtetë vetëm vdekja të ndanë prej nënës së fmiut tënd. Kështu që gjithmonë ka me qenë babi i Renees dhe gjithmonë kemi me qenë bashkë se e kemi Reneen, ishalla kemi me e pase shnosh e mirë deri sa të plaket”, tha ai, duke mos treguar se cila ishte arsyeja që çoi drejt ndarjes së tyre.

Kurse, kur u pyet se a do të martohej edhe njëherë, kjo ishte përgjigja e tij: “Unë jam martu njëherë, kështu që… Një pauzë.”, pohoi ai duke treguar se nuk janë divorcuar dhe e la të hapur mundësinë për tu ribashkuar duke thënë “si dihet”.

Në vitin 2014, Nora dhe Roberti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Kjo dasmë kishte mbledhur shumë këngëtarë dhe personazhe të njohura të showbizit, duke u kthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Nora u shfaq me një fustan në formë sirene në fund me një bisht të gjatë, të dizajnuar nga Valdrin Sahiti. Nga martesa e tyre, çifti ka një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee.

 

MUND TË JU PËLQEJNË