Robert Berisha ka bërë që edhe gratë e familjes së tij të ndjehen të ofenduara me deklaratën e tij.

I ftuar në “Prive”, Robert Berisha pati një përgjigje të çuditshme. Duke iu drejtuar kamaras, këngëtari qetësisht i bëri thirrje të gjitha grave që po e ndjekin intervistën që të sillen mirë dhe të jenë të pëlqyeshme me burrat e tyre, të mos bëjnë gabime sepse sipas Robertit, gabimet e tyre shtojnë edhe numrin e dashnoreve për burrat.

“Rrisni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, rrijini gati dhe ndoshta ai nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Ose ia zvogëloni numrin, ose ia hiqni fare. Të gjitha, varen prej jush. Ky ishte mesazhi im për gratë!” – ka përfunduar Roberti.

Pas këtyre komenteve negative, Roberti ka treguar se është penduar për deklaratën e tij dhe se kërkon falje publike.

I ftuar në emisionin “Wake Up” ai tha se pa dashur me deklaratën e tij ka ofenduar edhe femrat e familjes, përfshirë nënë , Norën dhe vajzën Renee.

MUND TË JU PËLQEJNË