Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Rita Ora, së fundmi prezantoi koleksionin e ri të veshjeve në bashkëpunim me “Escada”.

Pikërisht në këtë mbrëmje, këngëtari Liam Payne prezantoi për herë të parë të dashurën e re, Maya Henry, edhe pse ai shpesh u komentua për një romancë të mundshme me yllin shqiptar.

Megjithatë, pas një mori imazhesh që publikoi në rrjetet sociale, 28-vjeçarja tërhoqi vëmendje me të tjera fotografi në të brendshme, linjat trupore të së cilës janë thuajse gjithnjë në fokus.

Me flokët e gjata e me balluke, biondja dukej e mahnitshme, derisa mbi kishte të veshur edhe një xhaketë të ‘Lucky Strike’.

Meqë me këtë ndryshim në pamje u shfaqen edhe Dua e Rihanna, dhe siç shihet ky stili i ri i flokëve është shndërruar në trend për këngëtaret e famshme të muzikës botërore.

Ndërkohë, ylli shqiptaro-britanik thuhet se përfundoi turneun e saj të suksesshëm “Phoenix” gjatë këtij muaji në Francë, pas një sërë koncertesh të suksesshme anë e mbanë botës. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË