Rita Ora së fundi ka performuar si e ftuar në BBC Radio 1, Big Weekend.

Rita Ora ka ndarë me ndjekësit pamje nga koncerti i organizuar në BBC Radio 1, Big Weekend.

Këngëtarja ka publikuar një video, në të cilën tregon se si arriti në koncert me helikopter, ku po shoqërohej edhe nga vëllai i saj, Doni.

Po ashtu, ajo postoi edhe disa video nga performanca, në të cilën ajo shfaqet e veshur në rozë, ndërsa dha koncert plot energji.

“Prapaskenat e BBC Radio 1 Big Weeknd, shumë kënaqësi, ju dua të gjithëve”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË