Nga një karrierë të bujshme, këngëtarja ka zgjedhur këtë moment si më të mirin në karrierë.

Rita Ora është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare, artistja që theu barrierat në tregun ndërkombëtar me stilin e saj të veçantë.

Në vitin 2015 shqiptarja kishte shkelur në skenën e ‘Oscar’ për të performuar ‘Greatful’ në atë kohë kënga ishte e nominuar për çmimin ‘Kënga më e mirë origjinale’.

Pasi sot është nata e ndarjes së çmimeve ‘Oscar’, këngëtarja ka ndarë disa imazhe nga pjesëmarrja e saj në ‘Oscar 2015’ dhe thotë se ky ishte momenti që karakterizon karrierën e saj.

MUND TË JU PËLQEJNË