Rita Ora është mjaft e angazhuar me projektet të ndryshme, por edhe koncerte të shumta në vende të ndryshme të botës.

Këngëtarja e njohur shqiptare së fundi ka performuar në Birmingham të Anglisë, ndërsa pas gjitha këtyre angazhimeve ajo ka treguar se është sëmur, por që nuk e ka ndërmend të ndalet, shkruan Indeksonline.

28 vjeçarja në fotografit e publikuara së fundi tregoj se është me grip teksa mori rrugën për një tjetër destinacion.

“E mora gripin e dimrit, kështu që mendova të postoja disa fotografi tek helikopteri”, ka shkruar Rita sipër imazheve.

Ndryshe, Rita ka kohë që nuk ka publikuar një projekt të ri muzikor./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË