Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe fotografitë provokuese.

Së fundmi, Rita publikoi për fansat një imazh ku shfaqej me bikini të kaltra, ndërsa vinte në pah linjat e saj atraktive trupore.

Ajo gjithashtu vuri në dukje edhe ndryshimin e ri në pamjen e saj, pasi i ka prerë flokët në modelin e shkurtër.“Lëri kaçurrelat që të shkojnë më tej”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu me dije se me prerjen e flokëve, i ka larguar kaçurrelat e saj.

Rita përndryshe ka paralajmëruar për fansat plot projekte muzikore në vitin 2020.

Ajo njëherësh do të jetë pjesë e filmit “Twist”, që do të publikohet në vitin 2020, ku do të luajë një nga rolet kryesore.

MUND TË JU PËLQEJNË