Rita Ora më 17 shkurt mbajti një koncert madhështor në qendër të Prishtinës.
Këngëtarja Rita Ora kishte vendosur që në ditëlindjen e 10-të të Kosovës ta mbante një koncert falas në shesh, shkruan lajmi.net.

Nëse është paguar apo jo, ky vakt ka qenë shumë i diskutuar në publik, mirëpo Rita mbrëmë ua ka rikujtuar edhe njëherë shqiptarëve se koncertin në Prishtinë e kishte mbajtur pa pagesë.

Këtë e bëri pranë urimit për festën e flamurit, 28 Nëntorit.

“Urime 28 Nëntori. Ju dua aq shumë! Të bësh këtë koncert falas për vendin tim ishte një moment që kurrë nuk do ta harroj. I falënderoj të gjithë ata që kanë dalë dhe të jeni legjenda ashtu sikurse jeni”, ka shkruar Rita e cila ka publikuar disa video nga koncerti magjik.

Rita Ora

Gepostet von Albania Viral am Donnerstag, 29. November 2018

 

MUND TË JU PËLQEJNË