Këngëtarja e mirënjohur me famë botërore Rita Ora së shpejti do të vijë të përformojë edhe në këtë vend të Ballkanit.

Më 30 gusht 2019 Rita do të performojë në Zarë të Kroacisë, aty ku janë edhe ngulimet arbëreshe të 500-vjetëve më parë.

Koncerti do të mbahet në Qendrën Sportive “Visnjik” në Zarë, njoftojnë organizatorët e koncertit, të cilët pohojnë se shumica e biletave janë shitur, që kur koncerti u njoftua në datën 3 korrik.

Rita Ora do të performojë në Zarë si pjesë e turneut të saj “Phoenix”, për të promovuar albumin e saj të fundit me të njëjtin titull.

Turneu ka filluar në Australi në mars, duke vazhduar më pas në Azi dhe qytetet e mëdha të Europës si: Paris, Milano, Londër, Oslo dhe Stokholm. Ora, kohët e fundit ka bërë histori në top listat në Mbretërinë e Bashkuar me hitin e saj “Let You Love Me”, duke u bërë këngëtarja femër me më së shumti këngë solo në Top 10, në Britaninë e Madhe.

Ardhja e saj për të performuar në Ballkan ka zgjuar jo vetëm interesimin e madh të fansave të saj shqiptarë, duke patur parasysh faktin që ky koncert është shumë pranë Kosovës, Shqipërisë dhe trevave shqiptare.

MUND TË JU PËLQEJNË