Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Prishtina, Rita Ora, i ka uruar diplomimin vëllait të saj, Don Ora.

Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ka thënë se është krenarë me vëllanë e saj pasi ai ka diplomuar.

“ Unë jam shumë krenare për diplomimin e vëllait tim, ti je shumë i mençur dhe je njeriu më i mirë në botë”.

“Këto i ke për të ardhmen, bota është e jotja”, ka shkruar Ora në Instagram.

MUND TË JU PËLQEJNË